Dyshimet për Bylisi-Tirana, FSHF: Hetimet kanë nisur, klube kujdes!

schedule15:19 - 3 Korrik, 2020

schedule 15:19 - 3 Korrik, 2020

FSHF paralajmëron klubet e futbollit në Shqipëri në lidhje me trukimet. Qeveria e futbollit shqiptar në vend ka dalë me një deklaratë, ku bën me dije se ka kërkuar informacion nga “Sportradar” në lidhje me takimin Bylisi-Tirana. Gjithashtu bëhet me dije se hetimet kanë nisur dhe se do të merren masa nëse do të gjenden prova për trukim.

LEXO EDHE: “Dënojini dhe hiquni pikë, vetëm kështu zbulohen dordolecët e trukimeve”

REAGIMI – “Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis – Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.

Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimmarrje, në rast se do të ketë prova.

LEXO EDHE: Hije skandali në Kupën e mëkateve, Bylisi-Tirana një turp!

Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen”, shkruan FSHF. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!