Dyshime për të infektuar me Covid-19 në kombëtare, FSHF del me deklaratë

schedule11:23 - 2 Shtator, 2020

schedule 11:23 - 2 Shtator, 2020

Shqipëria luan më 4 shtator kundër Bjellorusisë në Nations League dhe një ditë më parë futbollistët kuqezi dhe stafi janë testuar për Covid-19, teksa pritet që FSHF të publikojë edhe përgjigjet.

Top Channel raporton se janë dy futbollistë që kanë dalë me koronavirus dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli dhe mesfushorin Ylber Ramadani. Abcnews.al është interesuar në FSHF, por nuk konfirmohet asgjë për momentin.

Njoftimi i FSHF-së – “Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi. Skuadra dhe i gjithë delegacioni kane marrë po sot edhe përgjigjet e tamponeve të kryer një dite më parë dhe të gjithë kane rezultuar negative.

Zyra e shtypit ne FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli. Memolla e Ismajli kane ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen.

Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar, në mënyre që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!