“Dyshime për gjininë”, Argjentina prezanton karta të reja identiteti për këta persona

schedule11:32 - 22 Korrik, 2021

schedule 11:32 - 22 Korrik, 2021

Argjentina së fundmi ka publikuar një sistem të ri për të identifikuar njerëzit që nuk e identifikojnë veten as si burra, as si gra.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përmes këtij sistemi, argjentinasit kanë të drejtë që ta identifikojnë veten si persona neutral ndaj gjinisë. Megjithatë, kjo nuk është pasqyruar në pasaporta dhe në dokumente kombëtare të identifikimit dhe banorët kanë mundur të zgjedhin vetëm “mashkull” apo “femër”.

Për ta ndryshuar këtë, ata që aplikojnë për një dokument të ri të identitetit, tani duhet ta zgjedhin “X” për gjininë, nëse nuk duan që të identifikohen me asnjërën gjini.

Ndërkohë Argjentina është shteti i parë i Amerikës Latine që miraton një sistem të tillë, pas dekretit të Presidentit Alberto Fernandez. Në një ceremoni të zhvilluar në Buenos Aires, ai e paraqiti llojin e ri të letërnjoftimeve me formatin e ri, x, dhe i shpërndau tri dokumentet e para të tilla bashkë me ministrat e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrinë e Grave, Gjinisë dhe Identitetit.

“Ideale do të jetë kur të gjithë ne jemi thjesht ata që jemi dhe kur askujt nuk i bën për gjininë e njerëzve”, tha presidenti argjentinas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!