Dyndje qytetarësh në tregje dhe në furra, në shumë raste nuk respektohet distanca sociale

schedule15:16 - 4 Prill, 2020

schedule 15:16 - 4 Prill, 2020

Tregu i Kombinatit ka shënuar sërish dyndje qytetarësh gjatë kësaj fundjave të cilët dolën për të bërë blerje. Distanca e qyterave që kanë dale dikush pa leje e dikush me leje mungon, siç ata e konfirmojnë edhe vetë.

Një problem tjetër që ndeshet në tregun e fruta-perimeve në Kombinat është edhe prekja e produkteve pa doreza, këtë e thonë edhe tregtarët. Ndryshe nga tregjet e fruta-perimeve, në furrat e bukës dhe markete qytetarët e respektojnë radhën dhe distancën nga njëri-tjetri. 

Gjatë së shtunës nuk munguan as qytetarët të cilët ishin të papajisur me leje-dalje, dikush nga neglizhenca e dikush nga problemet në sistem. Efektivët e Policisë kanë kryer kotrolle të qytetarëve nëpër rrugë për të verifikuar nëse kishin leje-dalje apo jo. 

Kjo është fundjava e tretë që qeveria ka vendosur mbylljen e çdo subjekti tregëtar dhe ndalimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 13:00 të shtunës deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës në të gjithë vendin./abcnews.al