Dyfishohet numri i urgjencave në Lezhë/ Temperaturat e larta, çdo ditë mbi 100 vizita në ditë

schedule15:15 - 23 Korrik, 2024

schedule 15:15 - 23 Korrik, 2024

Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Lezhë është dyfishuar javët e fundit. Mbi 100 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit.

Rritja e numrit të pushuesve dhe trafikut janë arsyet e shtimit te urgjencave gjatë kësaj periudhe.

“Na ka ndihmuar qendra verore që është në funksion të plotë. Kemi funksionuar në kapacitet të plotë”.

Temperaturat e larta, ku më të rrezikuarit janë të sëmurët kardiakë si dhe ushqimet e pakontrolluara bëhen kryesisht shkak i shqetësimeve shëndetësore gjatë verës. Por cilat janë rastet që dominojnë më shumë?

“Kemi rastet e gjendjeve febrile, virozat, por edhe rritje të aksidenteve.”

Sipas bluzave të bardha këtë vit vihet re ulja e rasteve me djegie nga dielli. Kjo për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarëve që frekuentojne plazhet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!