Dyfishohet numri i urgjencave në Lezhë, çdo ditë mbi 100 pacientë kërkojnë ndihmë mjekësore

schedule11:03 - 23 Korrik, 2024

schedule 11:03 - 23 Korrik, 2024

Është dyfishuar numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor në Urgjencën e Lezhës.

Mbi 100 persona paraqiten thuasje çdo ditë në urgjencë. Përgjegjësi i urgjencës në spitalin rajonal të Lezhës, Almir Keli ka thënë shqetësimet me të cilën janë paraqitur pacientët janë të shkaktuar më shumë nga temperaturat e larta, sëmundjen e pakontrolluara, sëmundjen kardiake, aksidentet, traumat gjendjet lepotimie si edhe reaksionet alergjike.

Ai gjithashtu thekson se ambulancat verore u kanë ardhur në ndihmë dhe se situata po përballohet mirë, duke punuar me kapacitet të plotë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!