Rritet ndjeshëm energjia e prodhuar nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se gjatë vitit 2025 në Shqipëri është prodhuar 13.2 % e totalit të energjisë nga parqet fotovoltaike.
Instat ka publikuar statistikat vjetore të cilat tregojnë se në strukturën e prodhimit vendas, hidrocentralet vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore duke prodhuar mbi 45% të energjisë, ndërsa prodhuesit privatë dhe koncesionarë 41%. Pjesa tjetër, prej 13.2% u prodhua pikërisht nga burime të tjera të rinovueshme që janë fotovoltaikët.
Gjatë vitit të fundit në Shqipëri janë futur në prodhim një numër i konsiderueshëm impiantesh fotovoltaike të cilat kanë shtuar prodhimin e energjisë elektrike .
Ky është një tregues mjaft optimist pasi do të ndikoj në uljen e varësisë së sistemit energjetik nga reshjet.
Shqipëria synon që brenda 5 viteve të prodhojë rreth 30% të totalit të energjisë që i nevojitet nga dielli dhe era.
Po ashtu nga dhënat vërehet se treguesit në sektorin energjetik janë përmirësuar ndjeshëm pasi humbjet në rrjet arritën vlerën 1.593 Gwh në vitin 2025,, duke shënuar një rënie prej 1,3%.
Për shkak të thatësirës së tejzgjatur gjatë vitit të kaluar prodhimi neto i energjisë elektrike arriti vlerën 7.468 Gwh, duke shënuar një rënie prej 4,7 %.


