Dyfishohen urgjencat psikiatrike në QSUT, vizitohen 30 qytetarë në ditë

schedule15:32 - 10 Qershor, 2022

schedule 15:32 - 10 Qershor, 2022

Nga Ema Shazivari

Rritja e papritur e temperaturave ka bërë që urgjencat psikiatrike në QSUT të dyfishohen. Mjekja psikiatre Irena Thoma, tregon se nga rreth 15 pacientë që paraqiteshin, aktualisht viziton deri në 30 qytetarë. Ajo shpjegon edhe arsyet pse moti i nxehtë përkeqëson shëndetin.

Krizat e ankthit dhe pacientët që vuajnë nga depresioni janë ata që paraqiten më shpesh në dyert e urgjencës.

Në disa raste temperaturat e larta shkaktojnë kriza që mund të shoqërohen edhe me episode të dhunshme. Mjekja ka një apel për familjarët e këtyre personave.

Edhe në poliklinika numri i vizitave është rritur ndjeshëm këtë periudhë. Mjekët shprehen se numri i pacientëve me çrregullime të shëndetit mendor është rreth 30% më i lartë se një vit më parë.

/abcnews.al