Dyfishohen importet në shkurt, rritet deficiti

schedule15:20 - 17 Mars, 2021

schedule 15:20 - 17 Mars, 2021

Nga Erblina Mile

Tregtia e Shqipërisë vazhdon të mbetet e dobët. Statistikat e muajit shkurt tregojnë se eksportet janë tkurrur  përsëri nëse e krahasojmë më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Instat, Shqipëria ka tregtuar mallra në vlerën e 25 miliard lekëve gjatë shkurtit me një tkurrje prej 1%.

Shqetësues është fakti se ndikimin kryesor negativ vijon ta japë sektori fason i cili rezulton se ka një  ulje të ndjeshme të shitjeve jashtë vendit sidomos industria e modës. Rënia e nëngrupit “tekstile dhe këpucë “rezulton të jetë me -7.6% gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Këto të dhëna tregojnë se shumë fabrika të  sektorit fason rrezikojnë falimentin për shkak të uljes së shitjeve  kryesisht me vendet e Bashkimit Europian. Pozitivisht në eksporte ka ndikuar nëngrupi “materiale ndërtimi dhe metale” si dhe ushqimet. Ulja e eksporteve dhe rritja e importeve ka bërë  që të thellohet  edhe më shumë defiçiti tregtar  ndërsa muajit shkurt ka pasur dyfish më shumë importe se eksporte.

Në Shkurt 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 miliard lekë ndërsa Importet e mallrave 52 mld lekë. Për shkak të pandemisë duket se edhe gjeografia e tregtisë me vendet ka ndryshuar. Sipas të dhënave të  Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë me Kosovën, Greqinë dhe Kinën ndërsa ka pësuar ulje drastike tregtia me Italinë ,Gjermaninë dhe Spanjën.

Tregtia gjatë shkurtit 2021

Eksporte        25 mld lekë

Importe          52  mld lekë

Kontributi në eksporte sipas nëngrupeve

Tekstile dhe këpucë                           -7,6 %

Lëkurë dhe artikuj prej tyre             -0,5 %

Prodhime druri dhe letre                  -0,4 %

Materiale ndërtimi dhe metale         +4,9 %

Ushqime, pije, duhan                        +1,9 %

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!