Milani kthehet në Champions pas 8 vitesh mungesë, e kjo ka rritur së tepërmi interesin e tifozëve “kuqezi” për të ndjekur skuadrën e tyre në shkallët e stadiumit.
Klubi tentoi të përfitonte nga interesi duke rritur çmimet e biletave dyfish me shumë se Interi për një ndeshje në “Meazza”.
Kjo nuk u përtyp mirë nga mbështetësit e shumtë, të cilët menjëherë u ngritën në protestë kundër këtij fenomeni.
Ivan Gazidis ka reaguar duke i qetësuar:
“Në kemi rivlerësuar vendimin tonë dhe do t’i rregullojmë çmimet e biletave për ndeshjet e Ligës së Kmapionëve në një nivel që besojmë do të jenë të pranueshme,” shpjegon CEO i Milanit.
Klubi gjithashtu sqaron se shitja e biletave për ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit do të pezullohet përkohësisht dhe tarifa do të rishikohet. /abcnews.al/