Dybala shqetëson Juven, Pirlo: Asnjë përmirësim, ndjen sërish dhimbje

schedule10:20 - 22 Shkurt, 2021

schedule 10:20 - 22 Shkurt, 2021

Dëmtimet nuk po e lënë të qetë Paulo Dybala. Argjentinasi i Juventusit dëmtoi ligamentin e gjurit më 10 janar dhe ishte menduar se do të ishte i gatshëm në këtë periudhë.

Gjithsesi, lojtari ofensiv duhet të presë për t’u kthyer në fushë. “Nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Crotonen. Për fat të keq, në vend që të përmirësohen gjërat mbesin të njëjtat.

Dybala ndjen sërish dhimbje në gju dhe duhet të prisni për ta parë në fushë“, u shpreh trajneri Andrea Pirlo në konferencën për shtypin para takimit shtëpiak me Crotonen.

27-vjeçari e zhvilloi të plotë seancën stërvitore të ditës së shtunë, ndërsa të djeshmen e la përgjysmë për shkak të dhimbjeve. Kalvari vazhdon… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!