Paulo Dybala pësoi një tërheqje muskulare në sfidën që Argjentina zhvilloi kundër Uruguaj e vlefshme për Katar “2022”, e cila përfundoi me rezultatin 3-0 për kombëtaren “Albiceleste”. Argjentinasi u detyrua të linte fushën e lojës sepse trajneri i kombëtares nuk donte të rrezikonte më tepër, kur ndeshja ishte në favorin e tyre.
Sipas “SportItalia” sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala do të jetë nën urdhërat e trajnerit Missimiliano Allegrit në stërvitjet që do të zhvillohen për përgatitjen e skuadrës.
Juventusi do të luajë kundër Romës në kampionat menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve. Gjithashtu “Zonja e vjetër” do të përballen me Zenit Shën Petersburg në Ligën e Kampionëve dhe më pas me Interin në kampionat. 3 sfida aspak të lehta që i duhet Juventusit të tregojë gjithë kualietin që ka skuadra.