Që pas rikthimit të Paulo Dybala nga dëmtimi, Juventus po zhvillon një tjetër lojë.
Dybala ka ndryshuuar komplet ritmin e lojës tek ekipi bardhezi. Që në çastin kur u fut në fushën e lojës kur po luante ndaj Inter-it, loja e Juventus-it dryshoi totalisht.
Në minutën e 89’ Dybala shënoi dhe golin e barazimit nga penalltia duke shpëtuar Juven nga humbja. “La Joya” ishte lojtari I ndeshjes ndaj Zenit, performance e tij ra në sy dhe ritmi lojës ishte totalisht një tjetër.
Të gjithë e duan Dybalan , tifozët dhe klubi. Këta të fundit janë gati të “blindojnë” argjentinasin me një kontratë të re. Sipas “TuttoMercatoWeb”, Juventus është gati për të ofruar rreth 8 milion euro plus bonuse për rrogën e lojtarit.
Dybala është i gatshëm të rinovojë me “zonjën e vjetër” dhe kjo gjë dihet me kohë, por pengesa e vetme deri më tani ka qënë gjetja e momentit të duhur me avokatët e lojtarit./h.ll/abcnews.al