Dybala humb ndeshjen e pestë, mësohet shkalla e dëmtimit

schedule08:22 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 08:22 - 19 Dhjetor, 2020

Paolo Dybala humbet ndeshjen e pestë në Serie A këtë sezon, për shkak të një tjetër dëmtimi. Argjentinasi kishte një shqetësim në seancën e djeshme stërvitore dhe në mbrëmje nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve për sfidën kundër Parmës.

Sulmuesin po e përndjekin dëmtimet këtë sezon, pasi nuk u aktivizua as në katër ndeshjet e para të kampionatit. Trajneri Andrea Pirlo nuk rrezikoi me të, edhe pse ishte rikuperuar që pas javës së dytë. Tashmë Dybala duhet të rimarrë veten sërish.

Lajmi i mirë është fakti që 27-vjeçari nuk ka ndonjë shqetësim serioz këtë herë dhe pritet që në ndeshjen e radhës kundër Fiorentinës të jetë i gatshëm për Juventusin. Gjithsesi këto dëmtime kanë ndikimin e vet, pasi e ngadalësojnë procesin e kapjes së formës maksimale nga Dybala. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!