Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, ka dhënë lajmin e mirë pak minuta më parë. 26 vjeçari është shëruar nga Koronavirus dhe e ka lënë pas këtë vuajtje.
Dybala ishte një ndër futbollistët e parë që u konfirmua i prekur nga COVID-19 dhe në total, ka kryer 6 teste, ku plot 4 herë ka dalë pozitiv. Por pas shumë ditëve në izolim, së bashku me partneren e tij ORiana Sabatini, gjithçka ka kaluar.
Paolo Dybala, në faqen e tij zyrtare në Instagram, shkroi: “Fytyra ime tregon gjithçka, më në fund u shërova nga Koronavirusi”, si dhe publikoi një foto duke qeshur dhe duke falënderuar Zotin. Një lajm i shkëlqyer për familjen e Dybala dhe për të gjithë botën e futbollit./abcnews.al

