Paulo Dybala ishte një prej lojtarëve që u infektua nga COVID-19. Argjentinasi i Juventusit, ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë dhe po punon për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.
26-vjeçari mezi po pret të luajë përsëri dhe t’i dhurojë emocione tifozëve. Ky është objektivi i tij i momentit, dëshirë që e shpreh për eSport. “Tani ndihem më mirë, edhe pse nuk jam ende në 100%.
Jemi rikthyer në stërvitje dhe së shpejti do të kthehemi të bëjmë atë që dashurojmë, duke u argëtuar vetë dhe duke argëtuar njerëzit. E përsëris, objektivi ynë është të argëtohemi dhe t’u dhurojmë gëzim njerëzve.
Mendoj se ndeshjet e shumta do të ndikojnë të fitojmë formën më të mirë. Tifozët do të kenë mundësi të shohin shumë ndeshje, do të jetë kënaqësi e madhe“, deklaron ylli i Juventusit. /abcnews.al