Dybala: Dua të vesh këpucët dhe të shënoj gola! Pasioni im i ri? Joga

schedule20:48 - 4 Maj, 2020

schedule 20:48 - 4 Maj, 2020

Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala, ka qenë një ndër futbollistët që u prek me Koronavirus. Madje, në gjashtë testime që ka bërë, ylli argjentinas ka rezultuar 4 herë pozitiv. Sot, numri 10 i “Zonjës së Vjetër” ka folur në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku u shpreh:

“Për t’ju thënë të vërtetën, kurrë nuk kam menduar se do të më mungonte futbolli kaq shumë. Ndihem sikur kam nevojë të stërvitem, të shoh shokët e ekipit dhe të paktën të prek topin, sepse stërvitja në shtëpi nuk është e njëjta gjë. Dua të vesh këpucët e mia dhe të vrapoj, të shënoj një gol…

Siç them gjithmonë, kur jeni i apasionuar, bëni gjithçka dy herë më të rëndësishme. Ne nuk e dimë saktësisht kur do të kthehemi. Filloi si një javë, pastaj një më shumë, pastaj një më shumë.

Të qenit i izoluar në shtëpi për një kohë kaq të gjatë, më bëri të ndihesha sikur po provoja gjëra të reja. Për shembull, gjeta një pasion të ri: joga. Partnerja ime më ka qëndruar pranë dhe po mundohemi të qëndrojmë optimistë”, tha Dybala./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!