Holanda është një nga vendet më liberalë në Europë përsa i përket përdorimit të kanabisit dhe duket se kësaj lirie ia kanë parë hajrin dhe po e shfrytëzojnë edhe dy yje të futbollit gjerman.
Nga Holanda bëhet me dije se ylli i PSV, Mario Gotze dhe Andre Schurrle (ish-shokë skuadre te Borussia Dortmund) do të bëhen investitorë të përbashkët në kompaninë Sanity Group.
PSV midfielder Mario Gotze and his former teammate André Schürrle plan to become joint investors in the Sanity Group, a company that grows cannabis for medicinal reasons. (BILD)
— Dutch Football ?? (@FootballOranje_) December 1, 2020
Sanity Group është një kompani me qendër në Berlin dhe e shpërndarë me degë në mbarë Europën, që merret me kërkimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e licencuar të barnave mjekësore me bazë kanabisin. /abcnews.al