Megjithëse Molly Gibson është vetëm një muajshe, ajo mund të kishte lindur në çdo moment në 27 vitet e fundit. Embrioni i saj u fut në ngrirje në Tetor 1992 deri në fillim të këtij viti, kur Tina dhe Ben Gibson nga Tenesi e birësuan.
Tina lindi në fund të Tetorit, gati 27 vite pasi ngrirjes së embrionit. Molly mund të ketë vendosur një rekord të ri, i mbajtur më parë nga motra e saj më e madhe, Emma, e cila erdhi në jetë gjithashtu nga një embrion i vendosur në ngrirje.
Bebet erdhën në jetë falë ndihmës së Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve, një organizatë jofitimprurëse që ruan embrione në ngrirje. Vajza e madhe e familjes Gibsons lindi në Nëntor 2017, e cila vendosi rekordin e mëparshëm me embrionin që qëndroi i ngrirë për 24 vjet. /abcnews.al