Dy viktima për shkak të motit të keq në Pejë, reagon Peleshi: Ngushëllime! Pranë vëllezërve tanë në këtë ditë të vështirë

schedule21:08 - 25 Qershor, 2023

schedule 21:08 - 25 Qershor, 2023

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje me humbjen e dy jetëve, si pasojë e motit të keq në Pejë.

Peleshi shkruan se ka komunikuar e komunës dhe i ka shprehur ngushëllime edhe në emër të kryeministrit Rama.

Po ashtu ministri shkruan se i ka shprehur gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë.

Postimi i plotë:

Ngushëllime familjes në Pejë për humbjen e dy jetëve, si pasojë e motit të keq.

Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muxhaheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë. Pranë vëllezërve tanë në këtë ditë të vështirë!r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!