Dy viktima dhe dëme të pallogaritshme material në Venecia si pasojë e përmbyytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura. Kryebashkiaku i qytetit i ka kërkuar ndihmë qeverisë, ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri të premten.
Venecia prêt sërish përmbytje, gjatë ditës, ndërkohë që deri tani si pasojë e reshjeve të dendura janë dëmtuar linjat e telefonit, duke bërë që banorët të mund të komunikojnë vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale. Metereologët para shikojnë se qyteti mund të qëndrojë për disa ditë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve.
Vetëm në mëngjes është bërë i mundur konstatimi i dëmeve materiale të përmbytjeve, ndërsa mediat raportojnë se një skenë e ngjashme është parë vetëm në 1966-ën. Erërat që arrinin shpejtësinë e 100 kilometrave katrorë kanë shkatërruar një numër të madh varkash.
Të gjitha shkollat në qytet qëndrojnë të mbyllura.
Kryebashkiaku i qytetit u shpreh se dëmet duhen ende të llogariten. Me anë të një filmimi të shpërndarë në rrjetet sociale, me lot në sy ai I kërkoi qeverisë që të ndërhyjë, pasi qyteti nuk mund t’ia dalë I vetëm.
Uji ka përfshirë dhe Bazilikën e San Markos ku dëmet janë të pallogaritshme, nën ujë përfundoi dhe mermeri që ishte restauruar së fundmi, ndërsa janë në rrezik tullat dhe kolonat e ndërtesës.
Nëj I moshuar 78 vjec mbeti i vdekur pasi e zuri korenti si pasojë e një qarku të shkurtër që u krijua pasi banesa e tij u përmbyt.
Dhe një i moshuar tjetër ndërroi jetë si pasojë e atakut në zemër pas përmbytjes së banesës. /abcnews.al