Dy vendet vakante në SPAK, KLP miraton listën e kandidatëve

schedule13:35 - 3 Nëntor, 2021

schedule 13:35 - 3 Nëntor, 2021

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të miratojë listën me emrat e kandidatëve për dy vende vakante në SPAK, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, pas vlerësimit paraprak. Kandidatët që plotësojnë kriteret janë:  Alfred Shehu, Elvin Gokaj dhe Sonila Muhametaj (Domi).

Sipas KLP, ata do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë SPAK.

Gjithashtu në mbledhje e sotme KLP ka caktuar në detyrë prokurorin Petrit Çano në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ndërsa, Erjon Shehaj është emëruar në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!