Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy vëllezërit në Krujë kapen me grushte me xhaxhain, arrestohen të tre

schedule10:34 - 13 Korrik, 2020

schedule 10:34 - 13 Korrik, 2020

Dy vëllezër në Krujë janë konfliktuar me xhaxhain e tyre 40-vjeçar dhe për pasojë janë vënë në pranga nga policia. Njoftohet se dy vëllezërit A.D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç janë konfliktuar fizikisht me xhaxhain F. D., 40 vjeçar.

Sherri njoftohet të ketë nisur për motive të dobëta. Të tre të arrestuarit akuzohen për “Dhunë në Familje”.

Njoftimi i plotë:

Krujë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!