Dy vëllezër u ekzekutuan në shtëpinë e tyre, arrestohet pas 5 vitesh një i dyshuar

schedule15:39 - 14 Shkurt, 2020

schedule 15:39 - 14 Shkurt, 2020

Një shqiptar ka rënë në pranga në Holandë, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë, ngjarje e ndodhur 5 vite më parë, ku viktima kanë mbetur Florenc dhe Klevis Tola, 29 dhe 25 vjeç.

Sipas mediave të huaja, në pranga ka rënë një 30-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Dyshohet se i arrestuari, ishte shoferi që çoi në shtëpinë e dy vëllezërve nga Elbasani, vrasësit e tyre.

Dy shqiptarët u vranë me breshëri automatiku,  brenda banesës së tyre, ndërsa në atë kohë u arrestua një 28-vjeçar, po shqiptar, i cili u dënua me katër vite burg.

Asokohe në banesën e Florenc dhe Klevis Tola policia gjeti  21 plumba, dhe shenja se mes palëve kishte pasur shkëmbim zjarri. Në banesë u gjet gjithashtu një sasi lënde narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!