Dy vëllezër rrihen me grushte dhe mjete të forta pas sherrit për pronën

schedule09:28 - 28 Shkurt, 2021

schedule 09:28 - 28 Shkurt, 2021

Dy vëllezër në fshatin Bec të Gjakovës janë rrahur me grushte dhe mjete të forta për shkak të konflikteve për pronën.

Policia në Kosovë njofton se si pasojë e dëmtimeve, ata janë dërguar në spital për të marrë trajtimin mjekësor.

“Fsh. Bec Gjakovë 27.02.2021 22:45. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar vëllezër pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete te forta me që rast kanë pësuar edhe lëndime trupore për te cilat lëndime edhe ju është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim te prokurorit dy te dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./mv.abcnews.al