Dy vëllezër po përballen me probleme me drejtësinë pasi kanë kërcënuar dhe tentuar t’i djegin automjetet një 32 vjeçareje në Tepelenë. Njëri prej tyre është proceduar penalisht pasi ka kërcënuar për motive të dobëta 31 vjeçaren L.G ndërsa tjetri është arrestuar pasi ka tentuar t’i djegë dy automjetet e saj.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin B. Q., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasja L. G., 31 vjeçe, se për motive të dobëta, është kanosur nga shtetasi B. Q., dhe se shtetasi K. Q. ka tentuar të djegë 2 automjete në pronësi të saj. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.”, njofton policia./abcnews.al