Dy ushtarë të tjerë rusë janë deklaruar fajtorë për shkeljen e rregullave të luftës gjatë pushtimit të Ukrainës nga vendi i tyre.
Aleksandr Bobykin dhe Aleksandr Ivanov dolën para gjykatës mëngjesin e sotëm.
Russian soldiers Aleksandr Bobykin and Aleksandr Ivanov plead guilty to violating the rules of war in Ukrainian court. #ukraine pic.twitter.com/IQ4Vnk0ZBb
— Dominic Waghorn (@DominicWaghorn) May 19, 2022
Dy ushtarët u akuzuan për granatimin e zonave civile të Ukrainës me raketa GRAD, raporton SkyNews.
Ata janë ushtarët e dytë rusë që dalin në gjyq gjatë luftës pas rreshterit Vadim Shishimarin, i cili u deklarua fajtor për vrasjen e një civili 62-vjeçar në Ukrainën verilindore. /abcnews.al