Nëse po mendonit të hiqni dorë nga çokollata apo vera për faktin se jeni mbipeshë, atëherë duhet të ndaloni. Këta dy produkte kanë treguar se vonojnë plakjen. Sipas studimeve të fundit shkencore, ekziston një substancë e quajtur rezervatrol në verën e kuqe dhe çokollatën e zezë, e cila bën që qelizat të funksionojnë në mënyrë perfekte.
Kjo substancë ndihmon gjenet që çaktivizohen normalisht nga mosha dhe disa funksione që parandalojnë plakjen riaktivizohen dhe rikthehen. Për më tepër, ngrënia e çokollatës me një përmbajtje të lartë të kakaos do t’i sigurojë trupit shumë fibra të tretshme dhe minerale si hekuri, magnezi, bakri dhe mangani.
Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut dhe uljen e presionit të gjakut. Ndërsa, vera e kuqe i siguron trupit vitamina dhe minerale që do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të rrahjeve të shpejta të zemrës. /abcnews.al