Guvernatori i Gadishullit të uzurpuar ukrainas të Krimesë, Sergei Aksyonov, ka thënë të premten se dy njerëz janë vrarë nga një sulm raketor ukrainas në gadishull.
“Si pasojë e një sulmi raketor nga armiku në rajonin Simferopol, dy kalimtarë rasti u vranë”, shkroi Aksyonov.
Ai shtoi se një ndërtesë biznesore u godit gjithashtu në qytetin Alushta, në pjesën juglindore të Krimesë.
Kanali ukrainas në Telegram, Crimean Bridge, e publikoi një video e cila shfaq shpërthime pranë Alushtas, ndërsa kanali Atesh tha se një qendër ruse për komunikim ushtarak u godit në afërsi të Alushtas.