Në zonën ku u rrëzuan raketat, që u morën jetën dy personave dhe lanë katër të tjerë të plagosur, vijojnë hetimet. Disa foto të shkrepura nga vendngjarja tregojnë praninë e automjeteve dhe autoriteteve përkatëse që ndodhen në skenë.
Raketa goditi një pjesë toke ferme në Przewodow, një fshat në Poloninë lindore dhe si Varshava ashtu edhe aleatët e saj perëndimore sugjerojne se shkaku i sulmit ishte një raketë “qorre” ukrainase e mbrojtjes ajrore.
Këto janë pretendime që janë mohuar nga Ukraina e cila sot njoftoi se ka akses në vendin e ngjarjes. /abcnews.al/