Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, Naser Syla.
“Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, ka njoftuar ai./ Gazeta Express