Është mbyllur takimi çerekfinal i Kupës së Italisë mes Napolit dhe Lazios, me fitoren e ngushtë 1-0 të napolitanëve. Të besuarit e Gatussos kaluan shumë shpejt në avantazh, që në minutën e dytë të sfidës.
Lorenzo Insigne shënoi një gol shumë të bukur për Napolin dhe ndeshja nisi praktikisht me gol. Lazio kishte mundësinë të barazonte në minutën e tetë, me Hysajn që shkakton penallti. Megjithatë, Immobile rrëshqet dhe nuk arrin të shënojë, duke e çuar topin jashtë.
Hysaj në minutën e 19-të merr dhe kartonin e dytë të verdhë dhe e mbyll ndeshjen para kohe. Me karton të kuq ndëshkohet dhe Lucas Leiva për Lazion dhe takimi vuloset vetëm nga ai gol i Insignes në minutën e dytë. Napoli dhe Gatusso arrijnë gjysmëfinalet, ndërsa Lazio eliminohet./abcnews.al

