Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për trafik të lëndëvë narkotike, ndërsa ka sekuestruar 12.4 kg cannabis sativa.
Operacioni i koduar “Ferma” u zhvillua në zonën e Fermës, në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës.
Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit R. R.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, Policia ka ndaluar edhe një 45 vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge. Ndalimi i tij u bë pasi është dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. /abcnews.al