Dy të arrestuar dhe dy të proceduar për vepra të ndryshme penale në Elbasan

schedule15:11 - 16 Gusht, 2023

schedule 15:11 - 16 Gusht, 2023

Dy shtetas janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në qytetin e Elbasanit për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë një 26 vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin tip kamionçinë ka përplasur 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital dhe një 28-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Të proceduarit janë një 37 vjeçar i cili po kryente punime pa leje përkatëse dhe një 33 vjeçar, pasi ka hedhur inerte në vendin e quajtur “Ura e Bunës”.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, ju informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin , 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me kamionçinën me drejtues shtetasin, 58 vjeç, banues në Elbasan dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin , 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Librazhd dhe Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

– 37 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;

– 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka shkaktuar ndotje, duke hedhur inerte në vendin e quajtur “Ura e Bonës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al