Dy superfuqi botërore, Kina e gatshëm të bashkëpunojë me SHBA-të për përfitime reciproke

schedule09:01 - 27 Tetor, 2022

schedule 09:01 - 27 Tetor, 2022

Kina është e gatshme të punojë me SHBA-të për të gjetur mënyra për të bashkëpunuar për të mirën e të dy vendeve, tha presidenti kinez Xi Jinping në një deklaratë të transmetuar sot nga rrjeti televiziv shtetëror kinez ÇTV.

Si fuqi të mëdha, Kina dhe SHBA duhet të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin për të kontribuar në stabilitetin në botë, tha Xi në një mesazh në një eventin e Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë të mërkurën.

Dy vendet janë në mosmarrëveshje për politikën e Kinës ndaj Tajvanit , marrëdhëniet e Pekinit me Rusinë dhe së fundmi mbi përpjekjet e SHBA-së për të parandaluar kompanitë e saj që të shesin teknologji tek kompanitë kineze, raporton Reuters. 

Kina kohët e fundit është zemëruar nga një sërë vizitash nga ligjvënësit amerikanë në Tajvan.

Pekini ka thënë se SHBA-të po i dërgojnë “mesazhe të rrezikshme” Tajvanit të vetëqeverisur, të cilin Kina e konsideron provincë separatiste të destinuar për ribashkim të ardhshëm me kontinentin.

Xi, i cili sapo siguroi një mandat të tretë si lider i Partisë Komuniste Kineze në pushtet, ka qenë kritik i ashpër ndaj ndërhyrjeve të huaja në Tajvan dhe së fundmi njoftoi se Kina nuk do të heqë dorë kurrë nga e drejta e saj për të përdorur forcën mbi ishullin. bPresidenti amerikan Joe Biden tha dje se “SHBA nuk kërkon konflikt me Kinën”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!