Dy punonjës të Zyrës së Informacionit kanë rezultuar sot “pozitiv” me koronavirus. Të dy punonjësit e të njëjtës zyrë kishin disa ditë me shenja dalluese të infektimit dhe pas kryerjes së tamponit,ata ishin karantinuar deri në pritjen e përgjigjeve.
Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se, përgjigjet e dy punonjësve të burgut kanë mbërritur pozitive mëngjesin e sotëm pranë këtij institucioni. Menjëherë pas konfirmimit të këtyre dy rasteve pozitive,mjekët epidemiologë janë duke kryer gjurmimin e rasteve të tyre të kontaktit brenda ambjenteve të IEPV-së Berat.
Punonjësit e tjerë të Zyrës së Informacionit janë karantinuar dhe i janë nënshtruar tamponit,ndërkohë që tamponimit do ti nënshtrohet në ditët në vijim i gjithë stafi i burgut,duke përfshirë jo vetëm administratên por edhe gardianët.
Ndërkohë si pasojë e rasteve pozitiv me Covid Drejtoria e Higjenës ka kryer dezinfektimin e ambjenteve të brendshme të IEPV Berat dhe mbylljen e disa sektorëve brenda burgut./abcnews.al


