Juventusi po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e fundjavës përballë Spalit të Etrit Berishës. Kontingjenti i bardhezinjve ka qenë më i plotë gjatë seancës së sotme stërvitore, aty ku kanë marrë pjesë edhe Sami Khedira e Federico Bernardeschi.
Gjermani, i cili mungon prej ditëve të para të dhjetorit të kaluar, është një rikthim i rëndësishëm në mesfushë, repart që ka hasur probleme gjëtë kësaj kohe. Khedira ka eksperiencë, mbulim të mirë të kësaj zone të fushës dhe nuk i mungojnë inkursionet e rëndësishme drejt portës kundërshtare.
Rikthim pozitiv është edhe ai i Bernardeschit, i cili shton konkurrencën dhe alternativat e trajnerit Sarri në repartin ofensiv. Rikuperimin po vazhdon edhe Miralem Pjanic. Boshnjaku vazhdon të merret me fizioterapi dhe rikthimi i tij është afër. /abcnews.al