Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Getafes mbrëmjen e kaluar, duke humbur dy pikë të rëndësishme për objektivin titull. Gjithsesi, gara vazhdon, Atletico kryesuese është vetëm 3 pikë larg dhe kanë mbetur për t’u luajtur edhe 7 javë.
Trajneri i kampionëve në fuqi, Zinedine Zidane ka marrë dy lajme të mira ditën e sotme. Raphaël Varane ka rezultuar negativ me Covid-19 më në fund. Mbrojtësi francez i është bashkuar menjëherë shokëve të skuadrës në stërvitje.
Varane qëndronte jashtë prej datës 6 prill për shkak të infektimit me Covid-19. Në stërvitje edhe Eden Hazard, i cili ka lënë pas problemet fizike, por trajneri Zidane me shumë mundësi nuk do t’i rrezikojë për ndeshjen e së mërkurës kundër Cadiz. /abcnews.al