Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka konfirmuar se dy reaktorë bërthamorë do të ndërtohen vetëm 70 kilometra nga kufiri franko-zviceran në Bugey në departamentin e Ain.
Reaktorët do të instalohen deri në vitin 2035. Vendi tashmë ka një termocentral, shkruajnë mediat zvicerane.
Njoftimi u jep fund spekulimeve dhe debateve prej muajsh. Ambientalistët nga Franca dhe Zvicra kishin kundërshtuar me forcë perspektivën e reaktorëve bërthamorë në rajon, por pa rezultat.
Instalimi i dy reaktorëve bërthamorë në Ain është pjesë e një programi më të gjerë ndërtimi prej gjashtë reaktorësh në Francë, që kushton rreth 52 miliardë euro./abcnews.al