Dy raste me koronavirus në klubin e tifozëve të famshëm, izolohet skuadra

schedule20:16 - 9 Maj, 2020

schedule 20:16 - 9 Maj, 2020

Koronavirusi ka goditur sërish skuadrat e futbollit. Dynamo Dresden garon në divizionin e dytë të futbollit gjerman dhe mban vendin e fundit. Vështirësia për të qëndruar në kategori është shtuar edhe më shumë pas lajmeve të sotme.

Përgjigjet e testeve mjekësore, kanë konfirmuar dy futbollistë pozitivë me COVID-19. Drejtuesit e klubit të njohur për një nga tifozeritë më të zjarrta në planet, kanë vendosur të dërgojnë gjithë skuadrën në një karantinë 14 ditore.

Nuk do të kemi mundësi për t’u stërvitur në dy javët e ardhshme”, është shprehur Ralf Minge, drejtori sportiv i klubit. Një situatë që vë në rrezik serioz duelin e 17 majit kundër Hannoverit në transfertë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!