Dy raste me COVID te fituesit e Europa League, anulohen tre miqësoret

schedule17:57 - 23 Korrik, 2021

schedule 17:57 - 23 Korrik, 2021

Villareal shkëlqeu sezonit e fundit, duke ia dalë për herë të parë në histori të fitojë një kompeticion evropian.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ia doli të triumfonte në Europa League pas suksesit në finalen me Manchester United.

“Nëndetësja” kishte programuar tre takime miqësore në ditët e ardhshme, por i ka anuluar për shkak të pandemisë.

Dy lojtarë të skuadrës spanjolle kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ata janë izoluar nga pjesa tjetër dhe kanë filluar karantinën. /abcnews.al