Dy qytete në Kanada ndërpresin vaksinimin me AstraZeneca

schedule08:27 - 12 Maj, 2021

schedule 08:27 - 12 Maj, 2021

Dy qytete në Kanada kanë kanë ndërprerë vaksinimin e qytetarëve me AstraZeneca. Alberta dhe Ontario njoftuan të martën se vaksinimi do të ndërpritet, pas rrezikut për efektin e rrallë të mpiksjes së gjakut.

Zyrtarët në Ontario thanë se rreth një në 60,000 njerëz që morën vaksinën në provincë, gjithsej tetë persona, patën ndërlikimin.

Rregullatorët dhe ekipet e ekspertëve në Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe Evropë kanë vlerësuar më parë se rreziku varionte nga një në 95,000 në një në 130,000 vaksina.

“Ne ende besojmë se ata që morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca bënë gjënë e duhur në parandalimin e sëmundjes dhe mbrojtjen e familjeve të tyre, të dashurve dhe komuniteteve,” tha David Williams, zyrtar i Shëndetit në Ontario. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!