Dy provimet e maturës/ Maturantët njohin njësoj shqipen dhe gjuhën e huaj

schedule15:31 - 26 Qershor, 2024

schedule 15:31 - 26 Qershor, 2024

Nxënësit në shkollat tona në mbyllje të gjimnazit njohuritë në gjuhën amëtare duket se i kanë në të njëjtin nivel me ato në gjuhë të huaj. Kështu rezulton pas vlerësimit të provimeve të maturës shtetërore. Nota mesatare është e njëjte 7.2, ndërsa  kalueshmëria  pak më lartë në gjuhë shqipe dhe letërsi.

Në raport me vitin e shkuar në gjuhë shqipe dhe letërsi ekselenët janë dyfishuar. Në gjuhë të huaj kanë rënë megjithëse ka më shumë nxënës të 10  absolute se në shqip. Shkollat e Vlorës dhe  Tiranës  kanë  maturantët me  mesatare më të lartë ndërsa Kukësi dhe Dibra me më të ultë.

Rezultatet e të gjitha provimeve të maturës shtetërore pritet të shpallen brenda 30 qershorit. Nxënësit që kanë ankesa për notën dhe kërkojnë rivlerësim të testit mund ta kërkojnë  përmes portalit e-albania deri më pesë korrik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!