Dy procese paralele, Këlliçi: Me statutin e ri FRPD i organizon vetë zgjedhjet

schedule20:01 - 12 Nëntor, 2021

schedule 20:01 - 12 Nëntor, 2021

Kryetari në detyrë  Belind Këlliçi deklaron se Forumi Rinor i Partisë Demokratike i organizon zgjedhjet vetë.

I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Këlliçi iu referua statut të FRPD, ndërsa solli në vëmendje se në vitin 2015 thirrja e zgjedhjeve është bërë nga kryetari në detyrë i asaj kohe, Gerti Bogdani dhe jo nga kryetari i PD-së.

“Ne vendosëm që meqë është ka emergjente dhe kryetari vendos të zbatojmë forumin, me vendim kryesie të shpallim si institucion që jemi procesin e zgjedhjeve. Me të njëjtën procedurë në fakt. Për fat të mirë në vitin 2015 unë kam mundur të gjej udhëzimin për zgjedhjet në vitin 2015 dhe është me firmën e Gerti Bogdanit që ishte kryetari në detyrë. Zoti Basha pretendon se e ka çelur ai garën, por ka bërë njoftimin dhe Gerti Bogdani ka nisur procesin.

 

Zgjedhjet i organizon Forumi Rinor vetë. Me zgjedhjen time ne kemi statutin e ri dhe me këtë janë kompetencë e kreyesisë për të përcaktuar dhe sekretari është autoriteti që mbikëqyr zgjedhjet. Mandati im mbaroi për zotin Basha ditën që shkova në Foltore.

Unë e mbylla ciklin tim në krye të forumit dhe tërhiqem për ti hapur rrugë brezit të ri. Në mënyrë protokollare qëndroj kryetar në detyrë pa të drejtë vendimmarrje,” tha ai.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së FRPD është vendosur shpallja e zgjedhjeve në këtë forumin, proces ky që shkon paralel me atë të kryetarit të PD, Lulzim Basha nisur pak ditë më parë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!