Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy persona të maskuar i zunë pritë dhe qëlluan 30 plumba, si u plagos 45-vjeçari në Milot

schedule12:52 - 13 Janar, 2021

schedule 12:52 - 13 Janar, 2021

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Milotit këtë mesditë. Ylli Ibrahimi, rreth 45-vjeç mbeti i plagosur.

Abncews.al mëson se dy persona të maskuar me motor dyshohet se kanë qëlluar mbi 45-vjeçarin, i cili ka marrë plagë dhe është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.

Ibrahimi është qëlluar sapo ka dalë nga lokali në qendër të Milotit dhe duket se ka qenë nën vëzhgim nga autorët. Drejt tij është qëlluar me breshëri, pasi dyshohet se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja plumbash.

Jashtë kamerave banorët tregojnë se dy personat me motor kanë lëvizur rreth lokalit, ku ishte Ibrahimi dhe në momentin që ka dalë kanë qëlluar menjëherë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk kanë mbetur të lënduar kalimtarë të rastit.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!