Dy persona lidhen me zinxhirë përpara kompanisë AstraZeneca

schedule14:07 - 11 Maj, 2021

schedule 14:07 - 11 Maj, 2021

Dy aktivistë kanë bllokuar sot hyrjen e selisë kryesore të kompanisë së barnave AstraZeneca, duke bërë thirrje që gjiganti farmaceutik ta pezullojë patentën për vaksinën e saj për Covid.

Dy protestues e lidhën veten me zinxhir në dyert e selisë së AstraZeneca-s në Cambridge të Anglisë, ndërsa dy të tjerë u ngjitën lart për të vendosur një pankartë në të cilën shkruhej: “Vaksinë për njerëzit, jo vaksinë për përfitim”.

Protestat janë planifikuar gjithashtu në selinë e firmës Macclesfield dhe në Universitetin e Oksfordit, i cili punoi me AstraZeneca për të zhvilluar vaksinën.

Ndërkohë, kompania është zotuar se do ta shpërndajë vaksinën me çmim të ulët deri në fund të pandemisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!