Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dy persona kanë humbur jetën nga një ortek bore në Alpet austriake

schedule15:11 - 11 Prill, 2024

schedule 15:11 - 11 Prill, 2024

Dy persona kanë humbur jetën këtë të enjte nga një ortek pranë resortit austriak të skive Zelden.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për dy persona të tjerë që besohet se kanë mbetur në dëborë.

Shërbimi i shpëtimit malor njoftoi se trupi i një personi u gjet, ndërsa një tjetër u shpëtua i gjallë, por më vonë vdiq nga plagët e marra, njoftoi Agjencia Austriake e Lajmeve (APA).



Orteku ka ndodhur në një lartësi prej rreth 2500 metra mbi nivelin e detit dhe ekipet e shpëtimit kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit vetëm me helikopter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!