Dy përjashtime nga Ministria e Sportit, lumturohen tifozët e veçantë dardanë

schedule11:37 - 31 Maj, 2020

schedule 11:37 - 31 Maj, 2020

IPKO Superliga e Kosovës do të rinisë në datë 7 qershor. Gara në kampionatin dardan është e fortë dhe katër skuadra do të luftojnë deri në fund për titullin kampion. Ballkani, Drita, Gjilani dhe Prishtina ndahen nga vetëm tre pikë.

Ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, por ka dy përjashtime për Ballkanin dhe Dritën. Kryesuesit nga Suhareka dhe “Intelektualët” kanë nga një tifoz të veçantë, të cilët nuk mund të qëndrojë larg skuadrës së zemrës.

Ata janë Bujar Gollopeni (Koba) dhe Abdullah Berisha (Evi), tifozë të Ballkanit dhe Dritës. Ministria e Sportit ka lëshuar një leje të veçantë për të dy besnikët. Dy tifozët janë me aftësi të kufizuara dhe do të jenë të vetmit që do ndjekin live ekipet e tyre.

Ata do të ketë nga një shoqërues në çdo ndeshje. Kjo leje i ka lumturuar tifozët e zjarrtë, që shpresojnë të festojnë titullin kampion në fund të sezonit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!