Dy orë e gjysmë testime, Dybala çlirohet dhe bëhet gati për stërvitje

schedule10:19 - 9 Maj, 2020

schedule 10:19 - 9 Maj, 2020

“Jam mirë”, këto ishin fjalët e Paolo Dybala, i cili më të keqen e kam lënë pas shpatullave dhe është gati të stërvitet. 46 ditë për ta mposhtur koronavirusin dhe normalisht gjatë kësaj periudhe argjentinasi ka qenë i shqetësuar, pasi ai dhe partnerja e tij ishin infektuar dhe katër teste të bëra e kishin nxjerrë pozitiv.

Këtë javë erdhi përgjigja negative e testit dhe Dybala sikur u çlirua. Tashmë ai është gati për stërvitje, pasi një ditë më parë është paraqitur në J Medical dhe ka kryer teste te shumta, për rreth dy orë e gjysme. Gjithçka ka shkuar mirë dhe tani ylli i Juventus mund të stërvitet si të tjerët.

Dybala është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani tifozët presin gola prej tij dhe lajme të mira nga bisedimet për rinovimin me kontratën. Bardhezinjtë ia kanë bërë një ofertë, por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët për të nënshkruar një kontratë të re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!