Sekuestrohen mbi 128 kg marijuaneë në dy operacione të ndryshme në kufirin greko-shqiptar pranë Igumenicës. Në orëet e para të mëngjesit u ndalua një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan 41 pako me mbi 77 kg drogë. Në pranga përfundoi shoferi, një shqiptar, 30 vjeç. Ndërsa një tjetër sasi droge është sekuestruar po në Igumenicë. Dy të rinj shqiptar që po transportonin në këmbë çanta me mbi 50 kg marijuanë u arrestuan nga policia. Të ndaluarve policia u bllokoi edhe para, 3 telefona dhe një automjet. /abcnews.al
Dy operacione antidrogë në Igumenicë, kapen 128 kg marijuanë, 3 në pranga
schedule13:37 - 14 Shtator, 2018
schedule 13:37 - 14 Shtator, 2018